Japonezët kurojnë Covid-19 në shtëpi, spitalet të tejmbushura me pacientë

Më shumë se 15 mijë të infektuar me Covid-19 në Japoni janë future në listën e pritjes për një vend në spital.

Numri i të infektuarve është rritur shumë që prej nëntorit, ndërkohë që shumë njerëz janë detyruar të mjekohen në banesa për shkak të mungesës së shtrateve.

Agjencia e lajmeve vëzhgoi 11 prefektura që janë në gjendje të jashtëzakonshme që në fillim të këtij muaji. Situata është veçanërisht e vështirë në kryeqytetin Tokio, i cili ka numrin më të lartë të njerëzve të infektuar - 7,539.

Sipas masave të reja, njerëzve u është kërkuar që të shmangin daljet e panevojshme, ndërsa restoranteve u është kërkuar të shkurtojnë orët e tyre të punës.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se numri i pacientëve në qendrat e izolimit në shtëpi u rrit nga 6,429 që ishte në 9 dhjetor në 35,394 në 20 Janar.

Shteti i Azisë Juglindore me mbi 126 milion banorë ka raportuar më shumë se 367,000 raste infeksionesh, dhe me një raport vdekshmërie mbi 5,000 viktima që nga fillimi i pandemisë.