Rasti i ri i COVID-19 në Zelandë të Re i takon variantit të Afrikës
Rasti i parë i Covid-19 në Zelandën e Re pas dy mujve, është indetifikuar si varianti i Afrikës së Jugut.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ministri i Shëndetësisë në vend, Chris Hipkins, duke shtuar se gruaja 56-vjeçare ka gjasa të jetë infektuar nga një udhëtar tjetër para se të dilte nga karantina.
Gruaja, e cila u kthye kohët e fundit nga Europa rezultoi pozitive të shtunën, 10 ditë pasi përfundoi izolimin e detyrueshëm dy-javor në një hotel në qytetin e Auckland.
“Ne mund ta konfirmojmë që lloji i infeksionit është varianti i Afrikës së jugut dhe burimi i infeksionit ka shumë gjasa të jetë një udhëtar i kthyer gjatë qëndrimit të personit në hotelin Pullman”-tha Hipkins në një konferencë shtypi.
Zelanda e Re ka ditur si të menaxhojë situatën e pandëmisë së covid-19