Akuzoi Putin se ndërtoi "pallat mbretëror" në Detin e Zi, video e Navalniy më e klikuara

Navalniy më 18 dhjetor 2020 publikoi një video në youtube, ku pretendonte se Putin ka ndërtuar një pallat tërësisht për vete në Detin e Zi. Pallati kishte kushtuar rreth 1.4 miliardë dollarë. Video në një kohë të shkurtër arriti 86 milionë klikime dhe është një ndër më të shikuarat në rrjetet sociale.

Presidenti rus Vladimir Putin përmes një videokonference sot i është përgjigjur pretendimeve të opozitarit Aleksey Navalniy, se ai kishte ndërtuar një pallat në bregun e Detit të Zi.

Putin tha se këto akuza janë të ekzagjeruara dhe se asnjë nga pronat nuk është e tij apo e ndonjërit prej miqve të tij të ashpër. Sipas tij këto pretendime janë në skenë prej 10 vitesh dhe se po përdoren për të ndikuar te qytetarët.

“Këto pretendime kanë qenë tashmë në qarkullim për më shumë se 10 vjet. Tani, në një kohë të përshtatshme, ata vunë gjithçka së bashku dhe vendosën të lanin trurin e qytetarëve tanë me të gjitha këto akuza, duke lëshuar një lloj serie videosh në internet. Duhet të ketë disa akte ose fatura, gjurmë të ndryshme për një pronë të tillë”, ka thënë Putin.

Putin ka reaguar edhe për protestat e opozitës që janë shtrirë në të gjithë vendin, duke theksuar se çdokush ka të drejtë të thotë fjalën e tij, por brenda dissa kornizave ligjore.

Lexo edhe: Navalny nuk ndalet, vazhdon akuzat kundër Putin

Më poshtë video e plotë e Navalny në Youtube:

https://www.youtube.com/watch?v=ipAnwilMncI&feature=emb_title