Fier, Benz-i merr flakë në ecje e sipër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2021, 14:48
Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër ditën e sotme në Fier.
Dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
"Sot rreth orës 13:50, në lagjen "Sheq i Madh", Fier, në ecje e sipër ka marrë flakë automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





