Çuçi: Tirana po zhvillohet, sot nuk kemi asnjëherë probleme me ikjen e dritave, koshat pastrohen njëlloj si në Farkë dhe në qendër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2021, 16:51
E ftuar në EXPULS nga Ronaldo Sharka në RTV Ora, ka qenë Zëvendës Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi e cila u pyet nga gazetari për betonizimin e Tiranës.
Ajo u shpreh se Tirana po zhvillohet, dhe kudo ka zhvillime të këtij lloj.
"Koshat, pastrohen njësoj në farkë dhe në qendë të Tiranës"- u shpreh ajo.
Madje Çuçi shtoi se sot nuk kemi më probleme të ikjes së dritave: "Kur kisha djalin në klasë të katërt, më zinte frika kur vinte djali nga shkolla, turni i dytë sepse nuk kisha drita. Sot ne s'kemi asnjëherë probleme të ikjes së dritave"- shtoi ajo ndër të tjera.
Ndiqni intervistën e plotë për më tepër: