Plagosje me thikë te “ish-Shtëpia e Oficerëve” në Vlorë
Një person është plagosur me thikë te ish-Shtëpia e Oficerëve në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës Transballkanike, ndërkohë që kanë qenë dy persona që janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Sherri ka ndodhur në një lokal të zonës, ku njëri prej të konflikuarve ka nxjerrë thikën dhe ka goditur në këmbë tjetrin. Mësohet se të dy të përfshirët në konflikt kanë qenë në një tavolinë së bashku duke konsumuar alkool.
"Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.
Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja
Sakaq kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.