“Çfarë pështirosje” Vasili: Rama bën kryetar ata që qëlluan më 21 janar

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e ka quajtur pështirosje veprimin e Edi Ramës për të vendosur kryetar personat që kanë qëlluar me 21 janar.

Sipas Vasilit, Rama bën më parë kryetarë ata , ndërkohë që viktimat e 21 janarit i shpall “Dëshmorë të Atdheut” pas disa vitesh.

Edi Rama me pare ben Kryetar ata, qe qelluan ne 21 janar se te shpalle deshmore viktimat!?

Edi Rama qe me nje vit pasi erdhi ne pushtet ne vitin 2014 beri Drejtor OSHE, ne vitin 2015 Kryetar PS dhe pastaj Kryetar Bashkie Mat, Agron Malajn pjestar te grupit te zjarrit ne 21 janar dhe te shkarkuar nga Saimir Tahiri per kete arsye, Ndersa viktimat e 21 janarit i shpall Deshmore te Atdheut pas 8 vjetesh!? Dhe Edi Rama flet per 21 janarin, cfare peshtirosje!!", shkruan Vasili.