Ju flet Moska: Biden, atlantikas apo pacifikas (i orientuar nga Oqeani Paqësor-Azia)

Inagurimi i Presidentit të 46-të të SHBA-ve, Joe Biden, ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Sot është dita tradicionale ku Presidenti i zgjedhur i SHBA Biden mori detyrën. Në një ditë të tillë ndiqet me vëmendje fjalimi përurues që për traditë ka qenë një përmbledhje e asaj që do të bëjë gjatë mandatit të tij katër vjeçar. Ajo që na bën kyreshtarë ne si europiane sot dhe në vazhdim është sesa atlantikas do të jetë Biden. Amerika shtrihet në dy anët e oqeaneve dhe këto dy oqeane e kanë përcaktuar orientimin e politikës së saj. Nga njëra anë bregu lindur atlantik që është Europa dhe politika e SHBA me orientim këtej quhet politikë atlantikase, nga ana tjetër në bregun perëndimor të SHBA është oqeani Paqësor dhe orientimi pacifik, orientimi i politikës amerikane drejt Azisë.Kuptohet Amerika do të bëjë politikë të dyanëshme por shqetësimi jonë si europianë, ballkanas, shqiptarë është sesa do të jetë drejtpeshimi, ekuilibri i politikës me drejtim pacifiko-aziatik dhe atlantiku-europianë.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.