Bashkia e Tiranës "ndan" familjen, pas interesimit të BOOM Lahe Aluku do përfitojë bonus qiraje

Tërmeti i shtatorit 2019 shkatërroi shtëpinë e 7 anëtarëve të familjes Aluku nga Kashari. 

Banori: Në këtë bashki banonin dy familje. Në 8 dhjetor 2019 vjen Veliaj dhe Edi Rama për të takuar popullin pas tërmetit. Firma ku unë punoj doli garant për të më ndërtuar shtëpinë.

Bashkia e Tiranes kontaktoi një firmë private e cila i ndërtoi një banesë 60 metra katrorë e mjaftueshme kjo vetëm për 4 pjesëtarë. 

Banori: Problemi qëndron te djali se ata jetojnë në çadër. Nuk ka marrë njeri përsipër për t'i bërë shtëpi. Komuna e Kasharit na thotë se pse keni ardhur. Kryetari bashkisë Tiranë na premtoi shtëpinë.

3 anëtarë të tjerë të familjes mbetën në çader pa perfituar as bonus qiraje . 

Ka qenë vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që i ka premtuar z. Aluku se djali, së bashku me familjen së shpejti do të bëhen me shtëpi të re. 

Veliaj: Me djalin dhe 870 familjet e tjera që janë prekur në nëntor do të fillojmë shumë shpejt.

Por ndryshe flet Veliaj para kamerave dhe ndryshe shprehen institucionet nën vartësinë e tij.  

Njësia administrative Kashar: Në momentin që ra tërmeti i nëntori, shtëpia ishte e prishur dhe specialistët e ndërtimit kur erdhën të bënin aktet e thelluara nuk ishin mbi ç'objekte që ta bënin. Ai është munduar që të rindërtojë shtëpinë, por sipërfaqja nuk është e mjaftueshme.

Pas interesimit që emisioni BOOM bëri pranë Drejtorisë së Shërbimit Social pranë Bashkisë Tiranë, zonja Lahe Aluku do përfitojë bonus qiraje duke filluar nga janari i vitit 2021.