Sondazhi në RTV Ora/ Hoxha: Opozita në avantazh, duhet të jetë e unifikuar përballë qeverisë
Në emisionin Tempora të Sonila Meços në RTV Ora, duke i referuar shifrave të publikuara nga Antonio Notto për zgjedhjet e 25 prillit, analisti Artan Hoxha u shpreh se duket se opozita është në avantazh me qeverinëdhe se duhet të jetë e unifikuar kundrejt mazhorancës.
Hoxha: Duket se opozita është në avantazh me qeverinë. Ky avantazh komod duket sikur i jep qetësi në vendimmarrjen elektorale dhe të mos bëjë aventura. Duhet të jetë e bashkuar përballë qeverisë. Mesazh tjetër nuk nxjerr nga këto sondazhe.
Pastaj nëse del me 2 ose 3 lista në një qark, kjo është taktikë për të maksimizuar votat. Mesazhi i opozitës duhet të jetë i unifikuar në raport me qeverinë. Nëse ruan këtë koherencë, opozita ndoshta do të zgjerojë këtë avantazh.
Lexo edhe: LIVE/Sondazhi I Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS e LSI, rritet PD. Ja çfarë ndodh në Tiranë