Orientimi i votës/ Hila: Partitë e tjera do vendosin kush do qeverisë. Hoxha: Opozita në avantazh
Në emisionin Tempora të Sonila Meços në RTV Ora, gazetari Dritan Hila duke komentuar sondazhin e Antonio Notto-s u shpreh se marzhi i gabimit 3% mund t'i japë fitoren te të dyja partitë kryesore.
Hila: Jemi në marzhin e gabimit 3% çka mund t'i japë fitimit te të dyja partitë kryesore. Por kemi një hendek më të madh gabimi te LSI dhe PDIU sepse një 3% mund t'i fundosë këto parti. Shihet se ky 10% i partive të tjera do ta vendosë së kush do të qeverisë në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërsa analisti Artan Hoxha tha se opozita e bashkuar është në një avantazh me qeverinë.
Hoxha: Këtu konfirmohet se opozita e bashkuar është në një avantazh me qeverinë. Nëse supozojmë se partitë e tjera janë aleatë të opozitës, kjo gjë forcohet dhe avancon më tej. Me një shifër 30% të pavendosur, tregon se gara është akoma e hapur.