Aksident me vdekje në aksin Milot-Fushë Krujë, motori i pret rrugën mjetit
Një 70-vjeçar humbi jetën, pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas nga një automjet. Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 të së martës në autostradën Milot-Thumanë, pranë kryqëzimit të Mamurrasit në Kurbin.
Sipas policisë viktima është shtetasi me iniciale P.P banues në Fushë Mamurras.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se i moshuari ka qenë duke ndërprerë rrugën me motoçikletë, kur u përpas nga automjeti.
Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 70-vjeçarit, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit të identifikuar si A. A., 27 vjeç, që përplasi motoçikletën dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Në këtë fillim viti aksidentet rrugore kanë marrë përmasa të frikshme në rruget e qarkut të Lezhës ku vetëm në harkun kohor të një jave janë regjistruar këtër të tillë me 5 viktima dhe 4 të plagosur.
Shkaku i këtyre aksidenteve mbetet pakujdesia dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve si dhe mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore në shumë akse rrugore.