Marrëveshja për vaksinën, deputeti i Opozitës: Rama tha është sekret, s'mund të flasë më shumë

Në një intervistë me Skype për Ora News, deputeti Enver Roshi ka folur mbi debatin e shkaktuar ditën e djeshme pasi parlamenti votoi pa lexuar marrëveshjen e Shqipërisë me Pfizer lidhur me vaksinën anti-Covid.

Marrëveshja u votua si “sekret”, ndërsa asnjë deputet nuk ngriti pyetje për të ditur më shumë rreth kësaj marrëveshjeje, mënyra si do vijë vaksina në Shqipëri, kush dhe kur do të vaksinohet dhe sa do ti kushtojë shqiptarëve kjo gjë.

Lexo edhe:

Sekreti për çmimin e vaksinës, Rama i ashpër: Konspiracione idjoteske! Asnjë kontratë nuk është publike

Por sipas Roshit, si ish drejtor i ISHP, çdo deputet mund të lexojë marrëveshjen e votuar dje me 94 vota në Kuvend, ku edhe është depozituar.

“Marrëveshja ka ardhur në Kuvendin e Shqipërisë. I është bërë e ditur deputetëve dhe gjithë deputetët që duan ta lexojnë marrëveshjen e kanë atë të depozituar në Kuvend. Unë jam në dijeni të marrëveshjes por jam i detyruar të flasë atë çka kryeministri i Shqipërisë theksoi dje në Kuvend. Një ndër kriteret e kësaj marrëveshjeje është edhe konfidencialitetit apo i sekretit.

Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë me tema që cënojnë sigurinë e vaksinës. Cilësia e vaksinës është e garantuar nga FADA dhe kjo marrëveshje garanton furnizimin me një kontigjent vaksinash që të bëjnë të mundur që në kohë rekord, për 14 muaj, gjithë popullata të kalojë në vaksinim.

Unë dua të them se, si ish drejtor I ISHP, vaksina vjen kushte të garantuara, me cilësi. Që nga prodhuesi, në Rinas, transporti deri në aplikimin e saj te njerëzit", u shpreh ndër të tjera Roshi.

Lexo edhe:

Koduzi: Vaksinat kanë hyrë në mënyrë të paligjshme, vijnë me leje importi, nuk janë si një palë atlete