Fico: Ka një lehtësim të situatës me Covidin, universiteti online dhe ora policore do të vazhdojnë
Albana Fico, kreu i Institutit Shëndetësor Publik në vend, në një intervistë për Ora News u shpreh se duket sikur ka një lehtësim të situatës me covidin, por numrat nuk duhet të na bëjnë që të jemi të vetëkënaqur.
Fico tha se duhet t'i japim vetes shansin që të mos kemi humbje jete dhe sipas sij, për të arritur këtë duhet që të zbatohen masave e rekomanduara.
Fico: Duket sikur ka një lehtësim të situatës, por numrat nuk duhet të na bëjnë që të jemi të vetëkënaqur. Testimi klasik që vazhdojmë të bëjmë është i përcaktuar, ndërsa testimi i shpejtë na ndihmon te personat që kemi të dyshuar dhe kërkojmë rezultate menjëherë. Situata nuk na lejon që të heqim disa masa sikurse është universiteti online dhe fasha orare policore, si dhe u shty deri në 1 shkurt lëvizja për në Angli. Ky është një moment kritik dhe ky dimër është për t'u pasur kujdes, pasi po testojmë edhe për virozat e tjera stinore. Kam vënë re që ka një lloj relaksimi, por dua të bëjë thirrje që të mos hiqet dorë nga masat që kemi rekomanduar. Për derisa nuk kemi vaksinim masiv dhe një kurë për virusin, ne duhet të vazhdojmë që të jemi të kujdesshëm.
Duhet t'i japim vetes shansin që të mos kemi humbje jete. Për të mos shkuar deri aty duhet që ato bazat e masave t'i kemi aty. Sa herë kemi probleme të flasim me mjekun e familjes dhe në numrat e vënë nga ministria e Shëndetësisë. Nuk duhet të qetësohemi se disa gjëra janë qetësuar. Jemi në një situatë që duhet të tregojmë kujdes. Ne po punojmë që të mos i përdorim kapacitete spitalore, por në spitalet rajonale personeli spitalor është në alert për ë pritur nëse do të kemi një përmbysje të situatës. Ne kemi arritur që t'i llogarisim ato skenarët e paramenduar. Kjo nuk është vetëm një çështje shtretërish, por edhe trajnimi apo personeli.
Fico shtoi se studime si ai i Akademisë së Shkencave duhet të konfrontohen edhe vlerësuar nga specialistët e fushës, sepse edhe vendet më të zhvilluara nuk janë të aftë që të numrin e saktë të të infektuarve.
Fico: Studime si ai i Akademisë së Shkencave duhet të konfrontohen edhe vlerësuar nga specialistët e fushës. Këto janë studime në proces dhe kanë të dhëna paraprake, por nuk janë ato që vendosin. Edhe vendet më të zhvilluara që kanë bërë studime dhe statistika, nuk janë të aftë ta thonë numrin e saktë të infektimeve sepse janë një sërë komponentësh. Ndërkohë, plani i vaksinimit është projektuar me shumë kujdes. Vaksinimi ka filluar me bluzat e bardha. Fillimisht janë vaksinuar personeli Covid dhe pastaj personeli i urgjencave dhe reanimacioneve. Pastaj grupi tjetër është mosha 75+. Dozat e para që erdhën, deri dje kanë vaksinuar mbi 400 persona. Pas këtij procesi vaksinimi qëndrojnë ekipe të tëra. Prodhuesit e vaksinës nuk kanë hedhur sasira të mjaftueshme që na jep liri për të siguruar vaksina, pavarësisht marrëveshjes për 500 mijë vaksina me Pfizer dhe 1.1 milionë të paguara me marrëveshje.