Sondazhi në RTV Ora/ Gjekmarkaj: Shifrat e larta tregojnë se të gjithë i kanë sytë nga 25 prilli

Në emisionin Tempora të Sonila Meços në RTV Ora, gazetari Dritan Hila duke komentuar sondazhin e Antonio Notto-s u shpreh se të dyja palët duken të karikuara.

Hila: Të dyja palët janë të karikuara, ata që janë në punë duan të mbrojnë vendin e punës, ata që janë jashtë duan të futen në punë. Shohim që një shtresë e mesme nuk e ndjen aq shumë këtë rëndësi të zgjedhjeve, pasi janë disi të pavarur.

Ndërsa analisti Agron Gjekmarkaj u shpreh se shifrat e larta të sondazhit tregojnë interesin e lartë që kanë zgjedhjet e 25 prillit.

Gjekmarkaj: Unë vë re se shifrat janë shumë të larta që tregojnë se tema e zgjedhjeve dhe politika është ulur këmbëkryq në shtëpitë e shqiptarëve. Këto shifra kanë këtë interes, për mua është një shifër mbresëlënëse. Të gjithë i kanë sytë nga 25 prilli.