Ju flet Moska: Arroganca e Ramës brenda vendit sjell arrogancën e tij ndërkombëtare

Qëndrimi kritik i kryeministrit Edi Rama ndaj BE dhe vendeve anëtare ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga  Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Është një e vërtetë e njohur në historinë e politikës botërore që liderët, udhëheqësit, diktatorët por jo vetëm ata, pasi kalojnë një përvojë të sjelljes arrogante brenda vendit të tyre, ndaj popullit të tyre, ndaj shoqërisë së tyre pastaj këtë arrogancë e zgjerojnë dhe në fushën ndërkombëtare, në marrëdhëniet me vendet e tjera. Ka shembuj sa të duash të tillë. Saddam Hussein pas një periudhe sundimi të ashpër brenda vendit të tij, arrogant, keqtrajtimit të popullit,  doli jashtë kufijve të tij, pushtoi Kuvajtin, sponsorizoi terrorizmin në botë. Të njëjtën gjë bëri Muammar Muhammad Abu Minyar al-Gaddafi, të njëjtën gjë bën lideri koreano-verior si dhe paraardhësit e tij. E ka bërë Enver Hoxha në Shqipëri. Hoxha në fillim, në vitet '44, '45 dhe '46 u bëhej servilë aleatëve britanikë dhe amerikanëve, pastaj filloi ti fyejë ata me arrogancë, u bëhej servilë rusëve, i fyeu ata, e njëjta gjë më vonë me kinezët. Nga arroganca brenda dhe jashtë vendit janë joshur edhe liderë të vendeve demokratike.Këtë shembull e kemi në Shqipëri me kryeministrin Edi Rama. Pasi ndihet i plotfuqishëm brenda vendit, Rama i përket këtij lloj liderësh që është nga natyra arrogant.Kryeministri Rama u soll sipas manualit të arrogancës politike njëlloj si dikur Enver Hoxha, në fillim servil dhe pastaj kur duket se drejtuesit e shteteve të tjera nuk kënaqin dëshirat e tua sepse pushteti i tepruar brenda vendit i bën arrogant. Kryeministri Rama po përjeton politikisht një periudhë të gjatë pushteti.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.