Negociatat e Bashës me aleatët, "ngërç" me Idrizin dhe Mediun
Deri më tani Lulzim Basha, ka arritur një marrëveshje me Agron Dukën, ndërsa ende nuk ka zyrtarizuar detajet me Dashamir Shehin, Nard Ndokën e Vangjel Dulen. Ndërkohë që pjesa më e vështirë e bisedimeve është ajo me Fatmir Mediun e Shpëtim Idrizin të cilët kërkojnë më shumë se një pozicion në zonën e sigurtë të kandidatëve për deputet të PD.
Përveç marrëveshjes me aleatët, Basha pritet të mbyllë edhe drejtuesit politik në 12 qarqet e vendit. Sot ai shpalli ish deputetin Mark Marku si drejtues të qarkut të Lezhës. Ky është rikthim i Markut si kandidat për deputet në qarkun që ai ka përfaqësuar në Parlament gjatë viteve 2009-2013.
Në 2013 Marku u la jashtë listës së kandidatëve për deputet nga Sali Berisha për shkak të kritikave të tij të forta ndaj Partisë Demokratike.
Por Mark Marku ishte një prej 5 figurave të Komisionit të Vlerësimit, të cilët kaluan në sitë gjithë emrat e atyre që do të përbejnë listën për deputet të Partisë Demokratike.
Bashës i duhet të zyrtarizojë edhe 6 emra drejtuesish qarqesh: Kukësin, Dibrën, Korçën, Gjirokastrën dhe Beratit.
LEXO EDHE
Zgjedhjet e 25 Prillit, PD i beson Lezhën Mark Markut
Spaho caktohet drejtues politik i PD në Korçë, Mziu në Dibër