I ftohti i acartë mbërthen Dibrën, ja sa regjistroi termometri mbrëmjen e shkuar

Qarku i Dibrës vijon të jetë i mbërthyer nga acari i ditëve të fundit.

Mbrëmjen e së dielës termometri ka zbritur deri në -13° C në Bulqizë e Dibër, duke krijuar ngrica të mëdha në rrugë dhe rrjetet e ujit të pijshëm.

Shumë fshatra janë të izoluar për shkak të akullit në rrugë. Fshatrat Tërnovë e Madhe dhe Tërnova e Vogël, Njësia Trebisht dhe Ostren, Martanesh, banorët nuk kanë komunikim me Bulqizën apo Peshkopinë.

Rruga Qaf Bualli - Krastë është e kalueshme vetëm me zinxhirë për shkak të prezencës së madhe të akullit.

Në shumë fshatra tubacionet e ujit të pijshëm kanë ngrirë duke lënë pa furnizim me uji mijëra banorë.

Situatë problematike paraqitet edhe në Njësitë Administrative të Dibrës si Lura, Selishta, Kala e Dodës, Zall-Dardhë, Reç etj.

Banorët apelojnë prej ditësh për ndërhyrje në hapjen e rrugëve të fshatrave, pasi janë drejt izolimit të plotë.

Rruga Peshkopi-Tiranë kalohet paprobleme, ndërsa Peshkopi-Kukës ka disa segmente me prani të akullit si pasojë e ujërave të rrjedhshëm që dalin në trashenë e aksit rrugor.

Policia e Dibrës këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve edhe në zonat rurale të bëjnë kujdes dhe të mos lëvizin pa zinxhirë në rrugë me prezencë akulli.

Lexo edhe:

Diell dhe ftohtë deri të mërkurën, më pas shi dhe temperatura që rriten

https://youtu.be/03lxvY1cpgs