Milan bën goditjen e parë në merkaton e janarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2021, 16:25
Milan bën goditjen e parë në merkaton e janarit.
Klubi kuqezi ka afruar futbollistin e Torinos Soualiho Meite.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Maldini dhe Massara kanë arritur akordin për një huazim me të drejtë blerjeje në shumën 8-9 milionë euro.
Mesfushori francez u bë zgjidhja e parë e Milanit pas dështimit të tratativave me Tuluzë për blerjen e Kouadio Kone.
26-vjeçari, i cili përpara se të transferohej te Torino është aktivizuar në Francë dhe Belgjikë, me skuadrën Granata në këto dy sezone e gjysmë ka luajtur në 93 takime, duke realizuar dhe 4 gola.