Ekonomia në rënie, PBB tkurrje me 3.5%
Ekonomia ka vijuar të qëndrojë në territor negativ edhe përgjatë tremujorit të tretë ndikuar nga pandemia e koronavirusit.
Në publikimin më të fundit të Institutit të Statistikave thuhet se Prodhimi i Brendshëm Bruto është tkurrur me rreth 3.5 për qind krahasuar me një vit më parë.
Negativisht kontribuan tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor ishte grupi me rënien më të madhe 2.4 për qind, ndjekur nga Aktivitetet profesionale dhe Shërbimet administrative me 1.2 për qind.
KORONAVirusi nuk ka prekur vetwm Vrullin e ndërtimeve pasi rezulton sektori me performancën më të mirë.
Po ashtu edhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme, ku shit-blerja e banesave duket se nuk është ndalur.
Rënia më e fortë ekonomike me 10 për qind wshtw shwnuar nw periudhwn prill – maj, ndikuar nga masat kufizuese kur Shqipëria ishte në izolim total.
Një frymëmarrje sado e lehtë për rimëkëmbjen ishte edhe sezoni turisitik ku sektori i turizmit pavarësisht se i goditur dha një ndihmë.
Gjithsesi parashikimet e institucioneve ndërkombëtare mbeten pesimiste duke paralajmëruar një recension të fortë për ekonominë shqiptare.
Sipas vlerësimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar tkurrja e ekonomisë shqiptarë në vitin që po mbyllet pritet të arrijë në -7.5 për qind.