Fushata "boshatis" buxhetin, ekspertët: Qeveria, reformë fiskale me sfond elektoral
Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia ky është viti i parë që qeveria nuk ka miratuar një paketë të plotë fiskale siç ka ndodhur në vitet e kaluara.
Megjithatë që nga data 1 janar 2021 ndryshimet nuk kanë munguar duke filluar nga rritja e pagës minimale në 30 mijë lekë, zerimi i tatim-fitimit për bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë, rritja e pragut të TVSH-së e deri tek heqja e saj.
Sipas ekspertit të ekonomisë, Fatos Çoçoli, heqja e TVSH-së do sjellë shumë para mangët në buxhet.
Një nga rreziqet më të mëdha është që do të arkëtojmë para më pak.
Masat e ndërmarra në prag të fushatës elektorale konsiderohen të rrezikshme.
“Mënyra si po bëhen, qoftë edhe me sfondin shumë të theksuar elektoral gjykoj që do të kemi rreziqe të larta”.
Edhe implementimi i një procesi si fiskalizimi pa u pilotuar paraqet një mundësi dështimi.
"Është rrezik të dështojë. Jemi duke e bërë pa e pilotuar."
Çoçoli thekson se duhet një monitorim i mirë i situatës.