Skandali te "Shefqet Ndroqi"/ Prokuroria kërkon “arrest me burg” për sanitaren

Sanitarja e “Shefqet Ndroqit” Tire Allaraj, e cila u arrestua pas denoncimit të një skandali në spitalin Covid 2, rrezikon të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Prokuroria  kërkon gjykatës të vendos masën “arrest me burg”  ndërsa 58 vjecarja nuk ka pranuar të jape shpjegime duke e lënë në një moment të dytë.  

Vetëm disa orë pas arrestimit te sanitares së spitalit covet 2 Tire Alldervishi  prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një kërkesë ku kërkon për të  masën “arrest me burg”.

Kërkesa është bërë nga prokurori i çështjes Bledar Vatnikaj, i cili ka kërkuar këtë masë për akuzuën e referuar nga policia atë të mashtrimit.

Mësohet se 58 vjeçarja nuk ka pranuar të japë shpjegime para përfaqësuesit të akuzës duke rezervuar të drejtën për tu shprehur dhe për të bërë deklarime në një moment të dytë.

Menjëhere pas regjistrimit të çështjes prokuroria ka sekuestruar aparatet telefonike të denoncueses por  të pandehuerës por edhe të përsonave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në  këktë skandal.  Organi I azkuës është duke hetuar nëse ka emente të veprës penale të  korrupsionit  gjë që do të jete konpetencë e hetimit të Spak.

Sipas denoncues e cila ka humbur të afërmen e vetë në spitalin Shefqet Ndroqi ajo i ka dhënë të pandehurës afro 8 milion lekë të vjetra. Denoncimi është bërë në një emision investigativ por edhe në policinë e kryeqytetit e cila ia ka referuar materialet prokurorisë.

58 vjeçarja u arrestua mëngjesin e së mërkurës ndërsa pritet që hetimi të nxjerrë edhe persona të tjerë të përfshirë.   

Njoftimi i Prokurorisë

 

Vendi Lajme Covid-19 Sociale prokuroria shefqet ndroqi sanitarja

EMISIONET