Përdhunuan nxënësen, 12 vjet burg për rojen e shkollës Abaz Dogu, 7 dhe 3 vite për të rinjtë
Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor të gjithë të pandehurit e akuzuar se kanë abuzuar për disa muaj me radhë me një të mitur 15 vjeçare, nxënese në shkollën "Azem Hajdari" në Kamëz. Për rojen e shkollës, Abaz Dogun, gjykata dha dënimin me të lartë me 12 vite burg, ndërsa me nga 7 dhe 3 vite dënohen të pandehurit e tjerë, mes tyre dhe dy të mitur.
Gjykata e Tiranës i ka dhënë fund gjykimit për skandalin seksual me një të mitur 15-vjeçare, duke shpallur fajtor dhe dënuar të gjithë të pandehurit e akuzuar mes tyre Abaz Dogun, ish-rojën e shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” për të cilin gjykata vendosi 12 vite burg.
Po kështu gjykata vendosi të dënojë me 7 vite e 4 muaj burg Klajdi Pocin, ndërsa dy të miturit e marrë të pandehur për këtë dosje janë dënuar me 3 dhe 3.4 vite burg.
Skandali u zbulua pas denoncimit të vajzës që nuk pranoi më shantazhet dhe kërcënimet e tij.
Sipas prokurorisë, ai përdorte filmime të bëra prej tij për të shantazhuar vajzat e mitura.
E gjithë ngjarja ka nisur në vitin 2019, në muajin mars, kur Doga përndiqte 15-vjeçaren dhe e kërcënonte se do i tregonte prindërve të saj që ajo dilte me shoqet larg shtëpisë.
E gjendur përballë këtij presioni ajo ishte detyruar ta takonte, duke kryer edhe mardhënie me Dogën.

E mitura e abuzuar ka dëshmuar përpara organit të akuzës se ajo është abuzuar për herë të parë nga Abaz Doga në vitin 2018 dhe më pas është detyruar të shkojë edhe disa herë të tjera për shkak të presionit.
Ndërkohe Doga ka pretenduar se vajza është abuzuar nga te pandehurit e tjerë që është mohuar nga ana e tyre.
