Në luftë prej ditësh me Covid-19, shuhet një tjetër arsimtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2021, 10:20
Covid-19 ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e arsimtarëve në vend.
Kësaj herë virusi i ka marrë jetën Pëllumbesha Xhiajt, një mësuese me një eksperiencë 40 vjeçare.
Xhiaj ishte mësuese e ciklit të ulët në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” në Vlorë. Prej ditësh ishte e prekur nga coronavirusi, por nuk mundi ta fitojë betejën pavarësisht punës së mjekëve.