Të shtëna me armë në Milot, dy persona me motor plagosin 45 vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2021, 13:20
Të shtëna me armë zjarri raportohen në Milot.
I plagosur ka mbetur një 45 vjeçar, i identifikuar si Ylli Brahimi.
Dy persona me motor kanë qëlluar në drejtim të Brahimit pas një konflikti.
Sakaq policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.