Punonjësi i SHÇBA kanos dy efektivë të Policisë Bashkiake

Punonjësi i Forcave Operacionale të SHÇBA kanos dy efektivë të Policisë Bashkiake.

Punonjësi i SHÇBA, Ardit Zenelaj nuk i është bindur urdhërimit të efektivëve.

Zenelaj me detyrë oficer vëzhgues i SHÇBA ka qenë në makinë bashkë me familjen. Për shkak të një shkelje të qarkullimit, ai është ndaluar nga punonjësit e Policisë Bashkiake në afërsi të Stacionit të Trenit në Tiranë.

Fillimisht ai i ka kundërshtuar efektivët dhe nuk është prezantuar si punonjës i SHÇBA, njofton gazetari i Ora News Besar Bajraktari.

Mes tyre ka pasur një debat verbal, ndërkohë që Zenelaj është paraqitur vetë para SHÇBA pasi ka patur kallëzim ndaj tij dhe ka nisur hetim disiplinor ndaj tij deri e përfundim të hetimeve.

Kallëzimi është bërë në komisariatin nr 3 në kryeqytet.