Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin për taksat kombëtare
Presidenti Ilir Meta i kthen qeverisë një tjetër ligj, atë për taksat kombëtare që parashikon ngrirjen e rentës minerare për 3 vjet.
Sipas Kreut të Shtetit nisma pritet të sjellë një humbje prej 500 milionë lekësh në buxhetin e shtetit.
Tabelë: “Përveç faktit që analiza e efekteve financiare nuk është kryer e plotë, por është kufizuar vetëm në periudhën 3 vjeçare, kjo shumë në formën e efekteve negative prek në mënyrë direkte edhe investimet e njësive të qeverisjes vendore.”
Një tjetër argument i përmendur në relacionin shoqërues është fakti se për të nuk ka pasur diskutim me grupet e interesit.
Tabelë: “ është miratuar pa asnjë konsultim me pushtetin vendor, që është përfitues direkt i një përqindjeje të të ardhurave nga renta minerare, duke cenuar parimin e decentralizimit dhe autonomisë së këtij pushteti, ashtu dhe interesin publik për të përfituar nga fondet e planifikuara për t`u investuar në disa njësi të vetëqverisjes vendore.”
Sipas Presidencës përveç humbjes së të ardhurave ky ndryshim konsiderohet një shpërdorim flagrant i pasurisë kombëtare.
Tabelë: “Për sa më sipër, përveç humbjeve të të ardhurave në buxhet, dhe diferencimit fiskal mbi baza klienteliste, ndryshimi i propozuar cenon shfrytëzimin me objektivitet të pasurisë kombëtare e cila nëse konsumohet në këtë mënyrë, pa vjelë ato të mira që i takojnë gjithë shoqërisë, konsiderohet shpërdorim flagrant i saj.”
Kreu i shtetit thekson se kjo përzgjedhje lehtësuese vetëm për një sektor pa asnjë transparencë është një tregues se janë favorizuar subjekte të caktuar ekonomikë dhe nuk është lehtësuar sektori.
