"Spitalin e Fierit nuk e negociojmë për asnjë lloj pronari" Rama i përgjigjet protestuesve në Mbrostar
Një zonë në Mbrostar të Fierit shihet nga qeveria si vend i përshtatshëm për ndërtimin e spitalit të ri rajonal të Fierit i cili do të ndërtohet nga shteti turk.
Por banorët janë ngritur në protestë duke thënë se nuk e japin tokën pasi e kanë burimin e vetëm të jetesë.
Ndër të tjera Kryetari nuk ka përcaktuar një vlerë fikse, por ka përmendur se 99.9% është vlera e referencës 2.3 deri 3.3 milion për dynym, pra 2.3 deri 3.3 mijë lekë për metër katror.
Të gjithë pronarët aktualë të tokës janë pronarë bujq, që do të thotë se mjetin e vetëm të jetesë kanë këto toka, domethënë ata nuk kanë me çfarë të ushqehen dhe kjo tokë është tokë buke për ata. Ja kemi bërë me dije Z.Kryetar që toka në fjalë nuk është opsion i dytë jetese, por është mjeti bazë i jetesës dhe është burimi kryesor ekonomik për të gjithë pronarët. Kryetari na ka intimiduar me argumentin që, doni ju ose nuk doni ju toka do merret dhe me forcë sepse ne përbëjmë shumicën e Parlamentit , domethënë e marrim me VKM. Është një vlerë shumë qesharake dhe absurde, është mediokritet dhe makabre të ndodhë në vitin 2021 kjo që na është adresuar neve.”
Reagon Rama: Spitalin e Fierit nuk e negociojnë për asnjë lloj pronari
Rama iu përgjigj protestuesve në konferencën për median
Edi Rama: "Për të ndërtuar një spital publik shteti ka të drejtën të vendosë ku dhe të bëjë shpronësim për interes publik. Nuk ka asgjë të ndryshme se çdo gjë tjetër në Republikën e Shqipërisë.
Protestat nuk funksionojnë kur nuk kanë në bazë të drejtën e sanksionuar me ligj ndërkohë që përfitoj nga rasti tu them familjarëve atë që ua ka thënë dje kryetari i bashkisë, janë thirrur, janë informuar që kjo gjë nuk është për diskutim është për zbatim.
U është kërkuar mirëkuptimi që të firmoset një marrëveshje ata do të shpronësohen sipsa ligjit dhe ju kemi thënë që në atë territor ku do të ndërtohet spitali për pjesën tjetër të pronës që nuk do shpronësohet jemi gati të japim mundësi me masterplan të ngrejnë njësi shërbimi për spitalin
Gjithashtu u është thënë se për cdo ditë vonese të marrëeshjes qeveria do të pranojë të paguajë dëmshpërblim. Spitalin nuk e negociojnë për asnjë lloj pronari dhe asnjë një familjeje"