“S’kam komente...” Rama refuzon të flasë për BE: Nëse i shkruaj, libri im do të jetë bestseller

Kreu i qeverisë Edi Rama ka refuzuar të mbajë një reagim për deklaratat e presidentes së KE Ursula von der Leyen se vaksinat që do të teprojnë nga BE do t’i jepet Ballkanit.

Rama me tone ironike ka thënë se nuk ka koment për këtë pikë, ndërkohë që ka vijuar më tej duke thënë se nëse një ditë do të shkruajë një libër për këtë temë, ai do të jetë më i shituri edhe jashtë Shqipërisë.

Nuk dua të bëj më shumë komente për këtë. I kam bërë komentet që unë mund të bëj në këtë periudhë. Nëse do të vijë dita dhe nëse do të kem pasionin për ti shkruar këto gjëra libri im do të jetë patjetër bestseller edhe jashtë Shqipërisë”, ka thënë Rama.