Rrëshqitje dherash në Klos, rrezikohet një banesë, evakuohen banorët

Si pasojë e rrëshqitjeve të dherave për shkak të reshjeve të shumta të shiut, një banesë në fshatin Klos të Mirditës, rrezikon shembjen.

Mësohet se banesa është në pronësi të Agustin Pjetrit.

Afërsia me autostradën mund të krijojë bllokim të aksit rrugor.

Sakaq janë evakuuar banorët nga Policia e Mirditës.

Janë njoftuar edhe shërbimet e Emergjencёs tё Bashkisё Rrёshen.