Sonte në Tempora: Çfarë prodhoi shoqëria, politika, media dhe arti gjatë 2020-s

Sonte në Tempora, në RTV Ora, 21:00, në livestream:

Ndërgjegja jonë ka nevojë të kujtojë, sidomos nën presionin e papërballueshëm të një propagande shndërruar në makineri harrese, mpirjeje arsyeje dhe sugjestionuese deri në mohim të faktit nën hundën tonë.

Ndaj le të kujtojmë e ndalemi në çfarë prodhuam si shoqëri, politikë, media, art e kulturë përgjatë 2020 dhe çfarë na thanë, premtuan e bënë/zhbënë në vetëm pak muaj.

Mund të mashtrosh të gjithë për pak kohë, mund të mashtrosh disa për gjithë kohën, por nuk mund të mashtrosh të gjithë përgjithmonë.

Paçim urtësinë e filozofisë së të mençurit At Zef Pllumi, të rrojmë për me tregue.

Sonte ju presim në Tempora