Fshati në Mallakastër i braktisur nga Bashkia, pa shkollë e qendër shëndetësore

Shkolla e mbyllur dhe amortizuar tregon se fshati  Belishovë. Në Mallakastër, nuk ka fëmijë mjaftueshëm për ta mbajtur hapur.

Banori: U pakësuan fëmijët. E paleverdishme është se nuk kanë njerëzit sot para.  Shteti fare nuk i ndihmon që të paguajnë fugonin bashkia.

Disa vite e më parë këtu gati 600 familje, sot kanë mbetur më pak se 150 shtëpi ende të banuara. Ata që kanë mbetur, vuajnë për ujë e rrugë.

Banori: Ikën njerëzit tani. Bashkia nuk interesohet fare.

Nuk kanë as shërbimin bazë shëndetësor

Banori: Një ambulancë u bë, më duket është prishur dhe ajo.

Shërbimet e munguara, i kanë detyruar banorët që të braktisin fshatin, Belishovë, dhe ata kthehen atje vetëm për t’i marrë frutet tokës pjellore.

Bashkia e Mallakastrës e drejtuar nga Qerim Ismailaj sipas banorëve e ka lënë në harresë Belishovën ndaj ata  po ikin vit pas viti