Rama niset të mërkurën drejt Turqisë, do të takohet me Erdogan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2021, 15:28
Të mërkurën e 5 janarit, kryeministri Edi Rama niset drejt Turqisë për të zhvilluar një vizitë dyditore.
Burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë shqiptare do të ketë edhe një takim me presidentin turk Tajip Erdogan.
Gjatë këtij takimi në Turqi pritet të diskutohet për zhvillimet në rajon si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.
Pak orë para nisjes, Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dedias pikërisht për të njëjtat çështje.
Tirana dhe Athina zyrtare edhe pse kanë rënë dakord që për çështjen e detit t’i drejtohen gjykatës ndërkombëtare, ende nuk ka një vendim se kur do t’i drejtohen Hagës.