Plumba pas sherrit e alkoolit, 45-vjeçari terrorizon Elbasanin pas konfliktit në familje

Një konflikt në familje në kushtet e konsumimimit të alkoolit përfundoi me të shtëna në ajër në Elbasan. Në pranga u vu 45-vjeçari Arjan Ruvina, të cilit iu kap një kallashnikov në banesë.

Ky është moment i arrestimit të 45-vjeçarit, Arjan Ruvina, i cili qëlloi në ajër me armë zjarri pas një konflikti familjar në Elbasan.

Plumbat sipas policisë pasuan një konflikt të autorit me një familjar teksa sipas burimeve ishin duke konsumuar alkool brenda shtëpisë.

Arjan Ruvina, pas debatit ka marrë kallashnikovin që mbante pa leje dhe ka qëlluar të paktën tre herë në ajër si kërcënim.

Ishin banorët e zonës që vunë në alarm policinë për të shtënat që rikthyen në qytet frikën e ngjarjeve të rënda që kanë shoqëruar ditët e para të vitit!

Fatmirësisht veç panikut të krijuar nuk pati persona të lënduar.

45-vjeçari, Arjan Ruvina, u shoqëruarnë polici, ku do të merret në pyetje ndërsa brenda banesës u sekuestrua arma e zjarrit kallashikov.

Ora News përcolli ngjarje minutë pas minute

14:17 - Ora News zbulon detaje nga ngjarja e pak minutave më parë ku në qendër të qytetit të Elbasanit u raportua për të shtëna me armë zjarri.

Burime për Ora News shprehen se bëhet fjalë për një konlikt familjar.

Shtetasi Arjan Ruvina, 45 vjeç, ka kanosur me armë të afërmin e tij e më pas ka qëlluar në ajër.

Policia ka shkuar në vendgjarje dhe ka bërë arrestimin e Ruvinës, i cili është shoqëruar drejt ambjenteve të Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në momentin e konfliktimit, të dy personat kanë qenë dy konsumuar alkool.

Fillimisht, Policia dyshoi për një telefonatë të rremë, por pas verifikimeve në vendngjarje u konfirmua ngjarja.

14:05 - Raportime për të shtëna me armë zjarri në Elbasan.

Pak minuta më parë, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, pranë qendrës së qytetit, ka patur të shtëna me armë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas Policisë së Elbasanit, në sallën operative ka ardhur një telefonatë që pretendonte për të shtëna me armë zjarri në zonën në fjalë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe një ambulancë, ndërsa në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Policia dyshon se mund të kemi të bëjmë me një telefonatë të rreme.

https://youtu.be/COAN2A3ZPMI