Nga Saranda në një hotel në Përmet, dy vajzat prenotuan dhomë dyshe në hotel
Detaje të reja kanë dalë nga gjetja e dy vajzave të mitura të cilat ishin larguar nga banesa në datën 1 janar.
Gazetarja e Ora News Anxhela Lushkaj informon se dy vajzat e mitura që u gjendën në Përmet në një hotel kishin ardhur nga Saranda në drejtim të Përmetit me një furgon. Ato kishin zbritur nga furgoni në orën 10 të paradites së sotme dhe në orën 10:10 minuta ishin paraqitur në recepsionin e hotelit në qendër të Përmetit.
Sipas burimeve zyrtare nga stafi i hotelit dy vajzat kanë prenotuar për një dhomë dyshe por nuk kanë arritur të ngjiten në dhomë pasi policia ishte në përgjim të telefonave të tyre prej ditësh.
Janë ndaluar nga blutë e Përmetit në momentin që po merrnin çelësat e dhomës së hotelit pa u ngjitur në katin e dytë të hotelit. Të dyja vajzat kanë qenë vetëm të pashoqëruara dhe shumë të qeta.