Rama: Genti u godit në në mënyrë sa absurde aq dhe të shëmtuar por ia doli

Pas votimit në Parlament, kryeministri Edi Rama i dorëzon detyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama falenderoi ish ministrin Cakaj duke u shprehur se në këto 2 vjet në këtë detyrë aspak të lehtë dhe përtej faktit që u godit në mënyrë sa absurde aq dhe të shëmtuar dhe për të qenë i paragjykuar ia doli ta mbajë me sukses barrën

'Faleminderit për përkushtimin në krye të kësaj detyre. Duke qenë i detyruar  të kryesh detyrën në mënyrë të penguar si  rezultat i një ngërçi absurd të krijuar institucionalisht.  Për mua ka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do  të ishte krejt e panevojshme sepse Genti i ka pasur dhe i ka të gjitha kapacitetet për ta mbajtur këtë barrë plotësisht.

' Dua ta falënderoj Gentin për gjithçka që bëri në këto 2 vjet në këtë detyrë aspak të lehtë dhe përtej faktit që u godit në mënyrë sa absurde aq dhe të shëmtuar dhe për të qenë i paragjykuar ia doli ta mbajë me sukses barrën dhe të tregojë hap pas hapi të gjitha cilësitë e tij krejt të veçanta që do të ketë kohën dhe mundësinë t'i shpalosë në të ardhmen në funksion të kësaj lidhje të pazgjidhshme me Shqipërinë dhe të pasionin e tij të politikës që unë e njoh mirë. ' u shpreh Rama