Basha: Rama premtoi punësim për shqiptarët, sot numri i të larguarve nga më i larti në Europë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2021, 08:52
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e nis ditën me një tjetër video-postim në Facebook, ku tregon, sipas tij, premtimet e pambajtura të kryeministrit Edi Rama.
Sipas kryedemokratit, ai premtoi punësim për shqiptarët, por sot ata përbëjnë numrin më të lartë të të larguarve në Europë.
Basha premton se, me ardhjen në pushtet të PD, do të rikthehet sërish shpresa për shqiptarët.
Lulzim Basha: Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë.
/a.r,OraNews