Aktivistja Elga Mitra: Në Shqipëri nuk gjen barazi mes një vajze dhe një djali
Aktivistja e të drejtave të grave, Elga Mitra në PolitikOn ka treguar faktin se në vendin tonë ende djemtë janë më shumë superior se sa vajzat.
Sipas Mitras, në shumë zona të vendit tonë është e vështirë të gjesh një përgjigje për mosbarazinë mes një vajze dhe një djali.
Mitra: Jo e një vajze dhe Jo e një djali vjen si rezultat i një mentaliteti, shpeshherë për fat të keq nënat i rrisin vajzat dhe djemtë të nënshtruar. Për shkak të patriarkalizmit detyrat e një vajze dhe një djali i ndajmë. Nëse ke një djalë dhe një vajzë në shtëpi, djalin do ta trajtosh si mbret dhe vajza është shërbëtorja e këtij mbreti. Nuk them që kjo është gjithandej.
Duhet të mos harrojmë që nuk flas këtu për Tiranën, sepse ajo nuk është Shqipëri. Flasim për zona që vuajnë çështjet ekonomike, sociale, mentalitetin , ku është shumë e vështirë të gjesh një përgjigje për mosbarazinë mes një vajze dhe një djali.