I vuri tritolin pallatit në Shëngjin, gjykata lë në burg 21-vjeçarin nga Kruja

Dy kushërinjtë e arrestuar disa ditë më parë si autorë të dhunimit e grabitjes së një gardiani në vitin 2011 do të mbeten në qeli. Gjykata e Kurbinit dha masën arrest me burg për Fation dhe Elson Bushgjokaj të cilët u kapën gati një dekadë pas ngjarjes. Gjykata e Lezhës ndërkohë la në burg të riun nga Fushë-Kruja që akuzohet se vendosi tritol në një kompleks në ndërtim në Shëngjin.

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg kushërinjtë Fation dhe Elson Bushgjokaj, të vënë nën akuzë për grabitjen me dhunë të një ish-efektivi të policisë së burgjeve, ngjarje e ndodhur në Qershor të vitit 2011 në Mamurras.

Dy të rinjtë ishin hetuar edhe më herët për ngjarjen, por prokuroria e Laçit arriti pas 9 vitesh të faktonte autorësinë e tyre

Ata e kishin faturuar gardianin që punonte si taksist ti çonte deri në Mamurras por kur janë afruar në një zonë të pa banuar e kanë dhunuar me sende të forta dhe i kanë marrë automjetin e më pas janë larguar.

Por ishin shenjat e gishtave që kishin lënë në makinë që më pas e shitën, e i tradhëtuan dhe i cuan në pranga gati një dekadë nga ngjarja!

Lexo edhe:

Lezhë, i vendoset eksploziv objektit në ndërtim, pronari me banim në Tiranë

Ndërkohë Gjykata e Lezhës la në burg 21-vjeçarin, Erald Pajtani, i arrestuar si i dyshuar për vënie tritoli në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Në seancën me dyer të mbyllura, 21- vjeçari nga Larushku i Krujës, nuk ka folur në gjykatë, ndërkohë që më herët i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij në polici.

Por prokuroria sipas burimeve ka arritur tek 21- vjeçari mbi bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë.

Erald Pajtani u arrestua më 31-dhjetor si i akuzuar për vënie tritoli në pronësi të biznesmenit, Liman Gjoka, ku janë shënuar dy shpërthime në harkun e tre javëve.

Lexo edhe:

Eksploziv objektit në ndërtim, policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorin 21 vjeçar