Kapja e 322 kg kanabis në Korfuz, denoncimi i Berishës: Ardi Veliu kontrollon trafikun e drogës me Greqinë
Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzon drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu si përgjegjës për trafikun e drogës Shqipëri-Greqi.
Në një postim në facebook, Berisha i referohet sasisë prej 322 kg kanabis të kapur në Korfuz në fund të dhjetorit të vitit të lamë pas dhe që sipas ish-kryeministrit i përkiste klanit Velia.
Sipas Berishës, kryepolici këtë trafik ia ka besuar kushëririt të tij të parë, Fadil Veliu, që është dhe shefi i policisë së kufirit në Sarandë.
Postimi i plotë në facebook i Berishës
Ardi Veliu kontrollon trafikun e droges me Greqine!
Kete trafik ai ia ka besuar kushos se pare Fadil Veliut.
Ngarkesa 322kg droge qe u kap ne Korfuz ishte dhurate e per vitin e ri klanit Velia.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
Doktor te pershendes dhe uroj te kaloni gezuar festat familjarisht. Te jap dhe nje informacion interesant pasi nuk po shkran njeri per mafiozin Ardi Veliu dhe fisin etij te cilet njerin e ka shefin e kufirit ne Sarande, Fadil Veliu qe po ben transportin e gjith droges ne greqi dhe dje ne korfuz 322 kg qe u kapen ishin te tija, dhe tjetri vellai i tij Elmaz Veliu te cilin e mori nga gjirokastra dhe e coi drejtor qarkullimi ne tirane per te mbledhur lek, te dy keta si vellezer jan femij xhaxhallaresh me kryemafjozin Ardi Veliu, verifikoji po deshe dhe do shikosh qe jan te verteta te gjitha keto. Doktor te uroj gjith te mirat dhe Gezuar.