Urimi vitit 2021 normalitet dhe genuinitet!
Sa mirë do të ishte të kishim me shumë njerëz normal në 2021!
Sa mirë do të ishte të ballafaqoheshim me te vërtetën sy më sy, me raport dhe kritere e modele vlerash dhe dhe jo pompime dhe impostime të një inflacionimi në kënetën e banalitetit politik-mediatik-social!
Gjërat më të lehta për shqiptarët gjatë këtyre viteve dhe gjatë historisë, janë:
1, Hidhe një flamur në shpinë lidhe në fyt, një në dorë ... duart si shqiponjë, dil në mejdan të cyrleve, lodrave, çiftelive, plisave, qelesheve, dy gishtave lart, pëllitase të fuqishme, O sa mirë me qenë shqiptar! Shpallesh:
a) njeriu që vrau frikën
b) shpallesh hero
c) merr dekoratën "Nderi Kombit
f) shpallesh njeriu vitit
g) shpallesh e ardhmja kombit
h) shpallesh qytetar nderi
I) shpallesh student exselenc
j) shpallesh doktor/proffesor
k) shpallesh shkrimtar/poet dhe me famë botërore dhe me kryevepra botërore.
l) shpallesh artist piktor/skulptor dhe ky me famë botërore dhe gjeni dore.
Shpallu çfarë të duash dhe si të duash, dërgo dhe një kërkëse në presidencë, merr dhe dekoratën përkatësë, dhe pastaj futja pordhë gjithë ditën e fryu si gjeli Vitit te Ri me shuka.
Sa mirë do të ishte që Shqipëria të kishte më shumë njerëz normal që ta bënin Shqipërinë një vend normal dhe jo qesharak siç është.