Shtatë vite pa vënë dorë, rruga Fier- Ballsh me gropa
Udhëtimi në aksin Fier-Ballsh është i mundimshëm.
Që kur u ndërtua autostrada Levan-Tepelenë, kjo rrugë nacionale është lënë në harresë e degradim.
“Ka 7 vjet që nuk është bërë asnjë lloj investimi. Nuk kanë vënë dorë fare” thone banorët.
Rruga rreth 26 km e gjatë në pjesën më të madhe është e amortizuar. Disa mijëra banorë që jetojnë përgjatë aksit vuajën pasojat e braktisjes.
Me problematike është pjesa nga Qafa e Lalarit deri tek “Ofiçina e Vjetër”.
Gropa në mes të rrugës, rrëshqitje, valëzime dhe çarje asfalti, të cilat bëhen shkak jo vetëm për dëmtimin e mjeteve por edhe jetën e udhëtarëve.
Lapidarët përgjatë rrugës janë dëshmia e fataliteteve.
Çdo ditë në këtë aks kalojnë mijëra automjete mes të cilave edhe shumë autocisterna të tonazhit të rëndë të kompanive të hidrokarbure.