Viti i Ri me halle të vjetra për banorët në Vlorë

Gjatë dimrit mbizotëron balta e pelgjjet e ujit, pasi në zonë mungon sistemi i kanalizimeve.

Ndryshimi i kësaj gjendje ka qenë premtim në çdo fushatë thonë banorët, por pas votimeve kryebashkiaku e deputetët thonë se nuk janë rikthyer.

Kur i janë drejtuar bashkisë Vlorë për ti kujtuar premtimet, thonë se janë përballur me vrazhdësi zyrtarësh.

Uji i pijshëm e ndriçimi i munguar janë të tjera halle që mbeten pa zgjidhje për banorë e Lagjes Lirim.

Përgjatë vitit 2020, banorët thonë se zona nuk mori asnjë investim nga bashkia e Vlorës ndërsa për vititn që sapo ka nisur ende nuk dinë nësë janë përfshirë në planin e investimeve të Dritan Lelit.

Lexo dhe: Shtatë vite pa vënë dorë, rruga Fier- Ballsh me gropa

https://youtu.be/tX0LjtrZqW8