Surprizon gazetari që ia ka "nxirë" jetën kryebashkiakut: Dua Veliajn në emision
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2020, 16:28
Është ndoshta gazetari me të cilin kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk do të donte të përballej kurrë. Madje sa herë që i ka dalë përpara për ti kërkuar informacion, Veliaj është shmangur me ndihmën e policëve dhe truprojave.
Lexo edhe:
Propaganda e Veliajt, Policia Bashkiake presion gazetarit të Ora News
Por është pikërisht gazetari në fjalë, Ronaldo Sharka, i cili i bën një ftesë publike qytetarit të parë të Tiranës.
I ftuar në edicionin e lajmeve në Ora News për të folur mbi emisionin e tij të ri, që starton të shtunë, Expuls, Sharka, i pyetur se cilin personazh do të donte të ftonte në emision, u përgjigj “Erion Veliaj”.
Lexo edhe:
Tirana e kullave, Veliaj i fshihet Ora News, futet fshehurazi në Bashki