Veliaj nuk mban premtimet për tregjet në çdo hyrje të Tiranës, një premtim ky i dhënë vite më parë.

Ora News si gjithnjë i kërkoi qëndrim kryebashkiakut, por edhe këtë herë si herë të tjera truproja nuk lë mediat ti afrohen Veliajt.

Ne pamundësi, Ora News  vendosi të ndjek një ditë nga puna e Veliajt, kjo në pamundësi të njoftimit paraprak për të mësuar mbi takimet, por edhe këtu masat për distancën, jo atë të Covid nuk munguan.

Ne shenjë presioni makinat e Policisë Bashkiake qarkullojnë para gazetarit Ronaldo Sharka si një gardh më vete, madje nuk mungojnë as fotot e videot nga Policia Bashkiake.

Por nuk mungojnë as ndërhyrjet  e personave të tjerë, ndoshta  kuriozë, ndoshta presion….

Me sa duket pas heqjes së mbrojtjes nga Garda, kryeqytetasi përdor punonjësit  e bashkisë për të mos lejuar median të kryej detyrën.