VIDEO/ Përplas të moshuarën dhe nipin 3-vjeçar, largohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2020, 21:33
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një veturë ka goditur një gjyshe 62-vjeçare dhe nipin e saj 3-vjeçar që ishte në karrocë.
Në momentin e aksidentit ata po kalonin rrugën në vijat e bardha në Bronx të New Yorkut.
Sipas informacioneve të bëra publike nga policia e Neë Yorkut shoferi i automjetit është arestuar.
Otello Rapini, 69-vjeç nga Mahopac, New York, akuzohet për largim nga skena e aksidentit.
Për fat të mirë fëmija dhe gjyshja nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.