Kaluan kufirin, Kina burgos aktivistët

Një gjykatë kineze dënoi dhjetë aktivistë të të drejtave të njeriut të Hong Kongut nga shtatë muaj në tre vjet burg për kalim të paligjshëm të kufirit, një çështje që tërhoqi vëmendje ndërkombëtare në lidhje me trajtimin e të pandehurve.

I gjithë grupi është ndeshur me akuza për tubim të paligjshëm kundër qeverisë në Hong Kong, ndërsa është mbajtur në burg në pjesën kontinentale të Kinës që kur anija e tyre u pikas më 23 gusht ndërsa largohej nga Hong Kong, për në Tajvanin demokratik.

Avokatëve të caktuar nga familjet ju ndalua takimi me të pandehurit, ndërsa grupet e të drejtave të njeriut e kritikuan procesin ligjor.

“Le të mos harrojmë që të rinjtë u burgosën në Kinë dhe u ndaluan të takojnë familjarët dhe avokatët e tyre për muaj me radhë para se të dilnin para një gjyqi të montuar ku u lejuan vetëm aktorët e Partisë Komuniste të Kinës,” tha Beatrice Li, e motra e aktivistit Andy Li, që është midis të dënuarve.

Organizata e të Drejtave të Njeriut Amnesty International shprehu shqetësim për sigurinë e të pandehurve brenda sistemit kinez të burgjeve.

Ky grup të rinjsh nga Hong Kongu rrezikon të torturohet dhe të keqtrajtohet në burgjet kineze” tha drejtorja e organizatës për rajonin e Azi Paqësorit, Yamini Mishra.

Midis të pandehurave janë dhe dy minorenë për të cilët prokurori nuk kërkoi dënim. Ata më vonë u dërguan nga Shenzheni ku u dha dënimi në Hong Kong.

Media dhe diplomatët e huaj që shkuan për të monitoruar procesin nuk u lejuan të merrnin pjesë në seancë.