E pranuan më në fund! Ja çifti më i ri i showbizit

Moderatorja e njohur, Dojna Mema, ka preferuar gjithmonë ta mbajë të fshehtë jetën e saj private.

Por në një postim surprizë në instagram, këngëtari, kompozitori dhe tekstshkruesi Vlashent Sata, publikoi një video me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

"Uroj që ky vit t'ju gjejë me zemrën dhe sytë plot dashuri. Gjithçka tjetër do të bëhet më mire," shkruan ai.

Me këtë video ata konfirmuan romancën e tyre dhe i dhanë fund zërave që qarkullonin që nga marsi në lidhje më një romancë të mundshme.

Ndërkohë moderatorja ka postuar në profilin e saj në insatgram një fustan nusërie. Mos do të kemi një dasmë shumë shpejt ? Na mbetet vetëm të presim...