Shuhet stilisti i famshëm Pierre Cardin

Një nga ikonat e stilimit, Pierre Cardin, është ndarë nga jeta këtë të martë, në moshën 98-vjeçare. Shtëpia e tij e modës ka punuar me njerëzit më të famshëm në botë ndër dekada dhe në vitet 1960, kostumet e thjeshta me jakë të lartë të stiluara prej tij u bënë estetika dominuese e kohës.

Një nga ikonat e stilimit, Pierre Cardin, është ndarë nga jeta këtë të martë, në moshën-98 vjeçare.

Ai ka mësuar të stilojë dhe ka bashkëpunuar me mendjeartë si Jean Cocteau dhe Christian Dior, përpara se të çelte shtëpinë e tij të modes.

Stilistët e mëdhenj botërorë e kanë cilësuar si të dashuruar pas dizajnit futurist.

Akademia franceze e Arteve të Bukura shkroi se është në zi për ndarjen nga jeta të artistit Cardin.

"Trishtim i pamasë", tha sekretari i përgjithshëm i akademisë përmes Twitterit, duke shtuar se ka qenë një gëzim i madh njohja me të.

Në vitet 1960, kostumet e thjeshta, me jakë të lartë të stiluara prej tij u bënë një hit me Beatlesat.

Do të ishte estetika dominuese e atyre viteve, stilimi i bërë nga Pierre Cardin. Me një karrierë që zgjati më shumë se 70 vjet, ai mbeti një futurist, duke i dhënë një dimension tjetër stilimit të veshjeve.

Shtëpia e tij e modës ka punuar me njerëzit më të famshëm në botë ndër dekada.

Projektimet e tij janë ndikuar nga format gjeometrike dhe ku kanë mbizotëruar ngjyrat e ndezura.

Pietro Costante Cardin lindi më 7 korrik 1922, në një qytezë afër Venecias. Ai u rrit në Saint-Étienne, në lindje të Francës qendrore, ku babai i tij ushtronte tregtinë e verës.

Në adoleshencën e tij të hershme ai i refuzoi përpjekjet e babait për ta përfshirë në tregtinë familjare.

Në respekt të ambicjeve të tij artistike, prindërit e regjistruan për arkitekturë në Saint-Étienne.