Elseid Hysaj i bashkohet Kumbullës te Roma? Kryeqytetasit bëjnë gati goditjen dyshe te Napoli
Kapiteni i Kombëtares Elseid Hysaj mund ti bashkohet Marash Kumbullës te Roma që në merkaton e janarit.
Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, klubi kryeqytetas po tenton të bëjë një goditje të dyfishtë te Napoli: Milik dhe Hysaj, që të dy me kontrata që skadojnë në përfundim të sezonit dhe rrezikojnë të largohen me parametra zero, shkruan Ora News.
Me Hysajn Roma kishte arritur një marrëveshje me agjentin e tij Mario Giuffredi për qershorin, kur edhe ai do të jetë i lirë. Ai është mbrojtësi i djathtë që Roma ka ndjekur pres disa sezonesh.
Mes shqiptarit dhe Napolit nuk duket se ka ndonjë mundësi për një marrëveshje për rinovimin e kontratës, ndërsa kontaktet janë ndërprerë, pasi kërkesat ekonomike të lojtarit u konsideruar të larta nga Napoli, raporton Ora News.
Një tjetër futbollisti që i skadon kontrata në fund të sezonit është edhe polaku Milik, i cili pëlqehet edhe nga Juventusi.
Me Edin Dzekon 35 vjeç, Roma kërkon të rinovojë edhe sulmin.
/a.r,OraNews